TNT, bombat për “Kosmosin” do të dëgjohen më 5 prill


Pas gjysmë ore bindje mes Gruevskit dhe avokatëve të tij nga njëra anë dhe gjykatësi Ognen Stavrev nga ana tjetër është vendosur që seanca e radhës për rastin “TNT” për rrënimin e Kosmosit të Fiat Canoskit kur duhet të dëgjohen “bombat” të jetë më 5 prill, transmeton Medial.mk.

Sqarimi i mbrojtjes ka qenë se janë përgatitur për prova tjera, jo për dëgjimin e “bombave”.

Lidhur me bombat, Gruevski ka thënë se nuk është korrekte që gjykata ka ndryshuar orarin e plasimit të provave. /Medial