“Titanik“, Jankullovska nuk u paraqit në gjykatë


Seanca e sotme gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik” është shtyrë për 16 gusht për shkak mungesës së ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Avokatja e saj Sanja Aleksiq tha se ajo është në spital pas lindjes. Ndërsa gjykatësi Osman Shabani tha se e akuzuara Gordana Jankullovska ka të drejtë 45 ditë të mos ftohet në seanca gjyqësore, dhe solli vendimin për shtyrjen e seancën së sotme për rastit “Titanik” për 16 gusht.

Në rastin “Titanik” të akuzuar kryesor janë funksionar të lartë të VMRO-DPMNE-së, përfshirë këtu ish- kryeministrin, Nikolla Gruevski, ish ministren e Brendshme Gordana Jankullovska, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe emra tjerë të kësaj partie. Ato dyshohen për shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe shpërdorimin e fondeve për financimin e fushatës zgjedhore gjatë kampanjës zgjedhore të vitit 2012./Alsat