“Titanik 3”, anulohet për më 11 maj


Për lëndën “Titanik 3”, nuk ka shans të tretë. Seanca as sot nuk filloi. Në sallë u paraqitën dy të pandehurit, koordinatori i grupit të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Megjithatë, seanca e sotme u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të gjykatëses, Gordana Spirovska.

Paraprakisht, avokatët e të pandehurve kërkuan që të përjashtohet prokurorja Katica Janeva, sepse ka ndaluar hetim për dy dëshmitarë. Përndryshe, Alimi dhe Guri akuzohen për shkatërrimin e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013. Gjykimi vazhdon të premten më 11 maj./zhurnal