Timonie: T’i jepet fund mosndëshkimit të elitave politike të të dyja palëve


Franca ende nuk ka vendosur si do të  prononcohet për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe për atë është shumë me rëndësi sundimi i së drejtës, ndërsa vendimtare do të jetë qasja e përgjithshme  për zgjerimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot ambasadori francez Kristijan Timonie.

Ai potencoi se rasti “Reket” duhet të shqyrtohet realisht dhe t’i jepet fund mosndëshkimit të elitës politike të të dyja palëve.

“Kuptohet se për datë për negociata do të merren parasysh meritat e secilit vend individualisht, megjithatë ekziston vizion global për të ardhmen e Bashkimit Evropian, ndërsa kjo paraqet dimension rajonal, i cili është shumë i rëndësishëm për marrjen e vendimit. Meritat dhe progresi individual i secilit vend do të vlerësohen veç e veç, por qasja e përgjithshme për zgjerimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor do të jetë më i rëndësishëm”, theksoi ambasadori Timonie, lidhur me atë nëse Republika e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtohet në pako me Republikën e Shqipërisë kur merret vendim për ndarjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.