Timonie: Presim dritë të gjelbër nga Makroni për fillimin e negociatave


 Presim dritë të gjelbër nga presidenti Emanuel Makron, deklaroi ambasadori francez Fransoa Timonie në Manastir, ndërsa lidhur me pritjet e qëndrimit të Republikës së Francës rreth përcaktimit rreth datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Duke e komentuar vendimin e Bundestagut gjerman, ambasadori francez në vend theksoi se secili shtet ka sistem të vetin në vendimit.

“Secili me sistemin e vet. Ne e presim dritën e gjelbër nga presidenti ynë i Republikës. Si dhe gjithmonë, ne shumë ndajmë me partnerët tanë gjermanë lidhur me këtë temë. Kemi  qëndrim të mirë ndaj vendit tuaj dhe ndaj të gjitha përpjekjeve që ai i ka bërë në planin rajonal. Ne, francezët dhe gjermanët shumë mirë e dimë se duhet ende shumë, shumë punë për reformat që janë në letër të bëhen reforma në realitet. Do të bëjmë një koktej të mirë midis realitetit dhe ajo që do të thotë pranim i mirë. Realiteti i cili duhet të bëhet rregullohet dhe plotësohet dhe gjithsesi atë që ne e presim, ndërsa ky është pranim i mirë nga ana jonë”, deklaroi Timonie. Shtoi se 27 vende të BE-së  do të diskutojnë, mund të merren vendime të mira, por kjo do të thotë se nevojitet diskutim, shumë debat dhe shumë kompromise.

Ambasadori francez Timonie sot ishte për vizitë në gjimnazin “Josip Broz Tito” në Manastir.