Timonie: Nuk mund të parashikoj datë, pritet raporti i KE-së që të bëjmë vlerësim


Nuk mund të flas për datë për negociatat. Do të presim raportin e Komisionit Evropian në fund të muajit maj që të bëjmë vlerësime nëse është zbatuar ajo që është dashur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, posaçërisht në fushën e gjyqësorit dhe shtetit juridik, tha ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie.

Ai ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Fakultetit Ekonomik në Prilep me temë: Bashkimi Evropian në prag të zgjedhjeve, sfidave dhe shpresave – pikëpamja franceze”. Zgjedhjet për Parlamentin evropian do të mbahen prej 23 deri 26 maj.

“Të parashikohet datë, do të them jo, nuk jam astrolog, por gjithsesi do ta them, një nga kushtet është të përfundojnë punët e filluara, gjegjësisht të përfundojë agjenda 3-6-9, më pas agjenda 18, të cilat paraqesin instrumente të punës jo të zakonshme. Do ta presim raportin eKomisonit Evropian që nga fundi i muajit maj të bëjmë vlerësim nëse janë zbatuar të gjitha ato punë të cilat duhej të zbatoihen, posaçërisht në sferën e gjyqësisë dhe shtetit juridik”, tha Timonie.

Sipas tij, kjo është periudhë e rëndësishme pasi hyhet në momente turbulente në historinë botërore dhe se zgjedhjet do të ndikojnë në shumë aspekte.

“Kuptohet se zgjedhjet do të kenë ndikim, edhe atë në shumë aspekte, pasi në përgjithësi Bashkimi Evropian dhe Franca, gjithnjë e më shumë janë të interesuara për vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Timonie.

Ndryshe, pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë dhe nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, funksionarët qeveritarë janë optimistë se në muajin qershor do të marrin datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.