Timonie: Ka hapësirë për përmirësim në ligjin e gjuhëve


Mendoj se nuk jam i vetmi që nuk ka mundur të kuptojë ligjin e gjuhëve, pasi bëhet fjalë për tekst të komplikuar, veçmas sa i takon përmbajtjes së saj, por edhe pasojave. Nga ana tjetër, të jem i sinqertë, ekziston hapësirë për përmirësim dhe është e mundur pasi bëhet fjalë për bisedime, ky është proces që ende nuk është i përfunduar dhe nuk do të kisha dashur të prononcohem, thotë ambasadori francez Kristijan Timonie në intervistën javore për REL.

“Nuk duhet ajo të jetë arsye për ndasi ndëretnike dhe mendoj se pas reagimeve të bashkësisë shqiptare dhe bashkësive tjera vërej se edhe krahas kritikave, vullneti që të bashkëjetohet dhe shkohet drejt BE-së janë shumë më para, ndërsa me rëndësi për bashkësinë etnike shqiptare dhe do duhet të merret parasysh”, ka thënë Timonie, transmeton Medial.mk.

Lidhur me bojkotin e VMRO-së në Kuvend ai ka thënë se duhet të bëhen hapa kundrejt tjetrit dhe se ekzistojnë këto mundësi brenda Kuvendit, ndërsa z.Xhaferi dëshmon durim të madh dhe dëshirë në mënyrën e funksionimit të Kuvendit si dhe objektivitet në punën e tij.

Në pyetjen sesi e komenton punën e qeverisë së re, Timonie me përgjigje se Maqedonia ka marrë obligimin e vet që para nënë muajsh në rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe këtë e bën sipas një agjende ambicioze.