Thaçi: Vepra e mësimdhënësve ka sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi përmes një telegrame urimi të gjithë mësimdhënësve ua uroi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

“Në këtë ditë me respekt të veçantë e kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve tanë, vepra e të cilëve ka sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona”, thuhet në urimin e Thaçit, transmeton Medial.mk.

Shtylla kryesore, shtohet më tej, për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes. “Për nder të ditës së arsimit shqip ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë”, thuhet në urimin e kryetarit të PDSH-së.