Thaçi: PDSH afër të pranoj ofertën e Zaevit


Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar sot ka marrë një ofertë konkrete dhe korrekte nga kryeministri Zaev për përfshirje në koalicionin qeveritar, raporton Tv SHENJA. Thaçi beson se oferta do të miratohet në kuvendin e partisë, i cili është duke u mbajtur aktualisht në Tetovë.

“PDSH-së i është ofruar posti i minstrit të Investimeve të Huaja, një post i zëvendësministrit të Transportit dhe Lidhjeve si dhe pozicione në eshalonin e tretë, për të cilat janë formuar komisione partiake. Kemi një oferte serioze nga ana e Qeverise për tu bë pjesë e saj. PDSH gjatë gjithë krizës politike ka qene konstruktive dhe ketë konstruktivitet do e vazhdojë. Për postet tjera kemi formuar grupe të përbashkëta pune dhe do bisedohet edhe për drejtoritë”, deklaroi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë për funksionarët që do të marrin pozicione në qeveri do të vendoset sot në kuvendin e partisë.