Thaçi më 9 maj takohet me kancelaren Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, paralajmëroj se shumë shpejt do të jetë për një vizitë në Berlin.

Thaçi tregoi se ka marrë ftesë nga kancelarja Angela Merkel, për një vizitë në Berlin më 09 maj, pikërisht në Ditën e Evropës.

Në këtë takim me Merkel, përveç çështjeve bilaterale do të flitet edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Malin e Zi.

“Dhe më lejoni që t’iu them se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutoj edhe në Berlin, në takimin me kancelaren gjermane, Merkel që do të ndodhë në një datë tepër simbolike, pikërisht me 9 Maj në Ditën e Evropës”, ka thënë Thaçi.