Thaçi: Marrëveshja me Greqinë historike dhe tepër e rëndësishme


Marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, është historike dhe tepër e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve dhe vet Maqedonisë, vlerësoi lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në një intervistë ekskluzive për Agjencin e Lajmeve Zhurnal dhe ZhuranlTv.

Ai në intervistë ka folur edhe për inkuadrimin e PDSH-së në Qeverinë reformatore të Zoran Zaevit, Marrëveshjen Maqedoni – Greqi, referenedumin për emrin, regjistrimin e popullësisë, bashkëpunimin me BDI-në e Ali Ahmetit, por jo vetëm edhe për humbjen e PDSH-së në zgjedhjet e fundit lokale.

“Marrëveshja është historike dhe tëpër e rëndësishme. Pa këtë marrëveshje Maqedonia vazhdonte ta mbanë pikë pyetjen e madhe të jetë apo të mos jetë! Shpesh herë unë kur kam deklaruar, se Maqedonia rrezikon të mos ekzistojë nëse nuk arrihet deri te kjo marrëveshje, këto deklarata janë cilësuar si radikale dhe ekstremne, por kjo është një e vërtet. Përveç tjerava, zhvillimit ekonomik, prespektivës, integrimit që kanë pasur shtetet tjera të Ballkanit, marrëveshja bartë me vetë edhe një proces shumë të rëndësishëm, të harmonizimit të raporteve etnike, mes dy popujve, shqiptarëve dhe maqedonasve”, thotë Thaçi.

Ai midis tjerash, thekson se në Ballkan në luftrat e fundit, problemet mes popujve u zgjedhën me vijë territoriale. E kemi pavarësinë e gjitha Republikave të ish-Jugosllavisë, fatmirësisht edhe pavarësinë e Kosovës dhe Maqedonia ngeli në kuadër të një eksperimenti të mundësisë të funksionimit të shtetit multietnik.

“Maqedonasit, pjesa më e madhe vazhdonin të kenin ëndrën e tyre që të ngritin shtetin etnik të tyre në shekullin 21, ndërsa shqiptarët me plotë të drejtë vazhdonin ta kontestonin, pasi që mbi 30 për qind e popullësisë në këtë shtet janë shqiptarë dhe unë mendoj se edhe ky elementi i dytë në këtë shtratë të procesit integrues e gjenë vetën. Çështja e ecjes përpara apo drejt civilizimit perëndimor për Maqedoninë vazhdon të jetë çështje jetike. Shqiptarët nga kjo marrëveshje përfitojnë, në rradhë të parë, se e lënë pas vete frikën e këtyre 30 viteve që e kishin me të drejtë se ne shqiptarët e Maqedonisë mund të ngelim jashtë oborit gjithëkombëtar, Shqipëria është anëtare e NATO-s, ndërsa në Kosovë NATO është aty…”, thekson Thaçi.

Kreu i PDSH-së, në intervistë thotë se nuk ka kurrfarë mirëkuptimi për presidnetin e shtetit Gjorge Ivanov, i cili refuzon të nënshkruaj ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit.

“Nuk kam kurrfarë mirëkuptimi edhe intelektual për këto çështje. Njërëzit dhe grupet që luftojnë kundër kësaj marrëveshje, veprojnë në rradhë të parë kundër popullit të vet”, nënvizon kreu i PDSH-së.

Ndërsa, lidhur me refuzimin e presidentit Ivanov që të nënshkruaj ligjin për Gjuhën Shqipe, Thaçi vlerëson se kjo është një politik bajate, cinike dhe ironike.

“Politikë bajate, politikë cinike, ironike! Këta njerëz a nuk e kanë idenë se duke kërkuar mirëkuptim prej neve shqiptarëve për fragjilitetin e identitetit të tyre, bëjnë një veprim shumë të rëndë, na mohojnë neve identitetin, çështja e gjuhës është çështje identiteti. Këta idivitë, qoftë edhe Ivanovi, si do të duket ky para institucioneve ndërkombëtare, moderne para intelektualeve të vërtet, para njohësve dhe analistëve politik, qoftë të rajonit por edhe të evropës. Një piskam dhe vaj se jemi duke e humbur identittetin e në anën tjetër të mohosh identitetin e qytetarit tëndë, çështja e gjuhës për shqiptarët është super identiteti”, vlerëson Thaçi .

Lideri i PDSH-së, potencon se ideja dhe platforma e PDSH-së dalëngadalë është duke u realizuar edhe pse pjesërisht, por siç tha ai, një pjesë e programit është duke u realizuar, që ka të bëjë me tendencën e fundit të integrimit.

Arsyeja kryesore se pse PDSH-ja i humbi zgjedhjet lokale, sipas Thaçit ishte mungesa e aleatit politik elektorar në palën maqedonase.

“Zgjedhjet lokale dallojnë shumë prej zgjedhjeve parlamentare, në zgjedhjet lokale qytetarët shpesh herë votojnë për pretendentin kryesor që do të fitojë. Në zgjedhjet lokale u gjendëm në një situatë të tillë që nuk kishim asnjë aleat të mundshëm prej partive të mëdhaja maqedonase, as VMRO-në as LSDM-në. BDI-ja bëri koalicion publik të hapur, korrekt me LSDM-në, ndërsa këta të tjerët bënë koalicion të fshehtë, intern, klandestin me VMRO-DPMNE-në dhe keni parasysh u krijua një opinion se ne nuk jemi konkurrent për të fituar dhe kjo besoj që është çështja kryesore dhe objektive që neve na solli në një rezultat të dobët”, sqaron Thaçi.

Duke u përgjigjur zërave se PDSH-ja e ka mbështet BDI-në në qytetin e Tetovës në zgjedhjet e fundit lokale, Thaçi përgenjështron për herë të parë publikisht, duke thënë se nuk ka pasur një mbështetje të tillë.

“As unë si kryetar i PDSH-së nuk mund t’i orientojë me qind për qind votat e PDSH-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve që të votojnë për një kandidat të caktuar të një partie tjetër. Si jam sjellur unë, kur e kam parë diku se anëtarët tanë duan të votojnë për BDI-në, ju kam thënë, në rregull mirë, ndërsa në ndonjë komunë tjetër se duan të votojnë kundër kandidatit të BDI-së, prapë ju kam thënë mirë votoni, të kisha pas qasje tjetër ajo do të ishte anti demokratike. Do të mund të bojkotonim, JO nuk e bëmë”, u përgjigj kreu i PDSH-së në intevistën e tij ekskluzive për Zhurnal dhe ZhurnalTv.