Thaçi: Kandidat për president nga pushteti do të ishte i pranueshëm për PDSH-në


Qeveria duhet të vazhdojë me normalizimin e gjendjes edhe brenda në shtet dhe jashtë. Me normalizimin e funksionimit të institucioneve të sistemit sepse para nesh kemi detyra shumë të rëndësishme, siç janë hapja e negociatave për integrim në BE dhe ratifikimi i anëtarësimit tonë në NATO nga ana e parlamenteve të shteteve që janë anëtare të NATO-s.

Këtë sot e deklaroi kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pas takimit me kryeministrin dhe kryetar të LSDM-së Zoran Zaev në Klubin e deputetëve.

“Biseduam për disa emra, por e lamë të kthehemi në partitë tona, të bisedojmë me strukturat tona dhe pastaj së bashku të vendosim cili është emri që renditet më lartë”, deklaroi Thaçi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Thaçi tha se do të ishte mirë të nominohet kandidat i Qeverisë që do të thotë, siç tha, vazhdimi i normalizimit të kësaj politike.

“Nuk do të ishte korrekt të theksojmë ndonjë kandidat sot. Jemi dakorduar  të kthehemi në partitë dhe pastaj të kemi edhe një takim, ndërsa theksimi të jetë në simbolikë të kandidatit të përbashkët, e jo kandidat i kësaj apo asaj partie”, deklaroi Thaçi.