Thaçi dhe Veseli përshëndesin marrëveshjen e arritur në Prespë


Edhe autoritetet kosovare kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur në Prespë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përshëndetur marrëveshjen në llogarinë e tij në Twiter.

 

Marrëveshja e nënshkruar sot me kryeministrave Zaev dhe Cipras përbën një kontribut të madh në përmbylljen e paqes në rajonin tonë. Integrimi euroatlantik i Maqedonisë është mirë edhe për Kosovën – tha Hashim Thaçi.

Marrëveshjen e ka përshëndetur edhe kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.