Thaçi bën “luftë” në gjykatë: Ku mbeti gjuha shqipe?

Të akuzuarit për manipulime zgjedhore Bedredin Ibraimi dhe Menduh Thaçi kërkojnë që seanca e sotme të anulohet, në mënyrë që gjithë materialet e lëndës të përkthehen edhe në shqip. Ibrahimi dhe Thaçi, grindeshin me gjykatësin Ognen Stavrev dhe Osman Shabani duke i korrigjuar vazhdimisht që shqipen ta cilësojnë si gjuhë të dytë zyrtare e jo si gjuhë amtare të të akuzuarve. Por anulimin e seancës e kërkonte edhe avokati Elvir Iseni i cili insistonte që ai është angazhuar tek sot edhe nga Ibrahimi dhe i duhet kohë për ta përfaqësuar. Avokati e kërcënoi gjykatën se do të kërkojë përjashtim nëse nuk e respekton kërkesën e klientëve të tyre për të përkthyer materialet në shqip. Por gjykatësi Ognen Stavrev bëri duke thënë se është mësuar vazhdimisht me kësi lloj kërkesash, duke aluduar tek Sasho Mijallkov.

Duke marrë parasysh këtë gjë, Ognen Stavrev nuk lëshoi pe dhe u dha kohë prej dy orësh për ti përkthyer materialet. Por nuk pranoi anulimin e gjykimit.

Në orën 14.00 do ketë fjalë hyrëse të prokurorëve dhe avokatëve./shenja/