Tedovski: Paga mesatare shënon rritje


Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot vlerësoi se të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistikë për rritjen e pagave janë tregues se masat qeveritare, siç është rritja e pagës minimale, japin rezultate.

“Pagat në Maqedoni rriten, paga mesatare në mars të këtij viti është rritur për 5,6 për qind në raport me muajin mars të vitit 2017. Gjithashtu, nëse shihen tre muajt e parë për këtë vit në krahasim me tre muajt e parë të vitit të kaluar rritja është 4,9 për qind. Kjo, para së gjithash, për shkak të njërës prej masave të para që i sollëm për rritjen e pagës minimale e cila i bëri rreth 90 mijë punonjës në Maqedoni të kenë paga të rritura”, deklaroi Tevdovski.

Për ne, plotësoi ai, është e rëndësishme rritja e pagave e shkaktuar para së gjithash nga rritja serioze tek punëtorët të cilët kanë paga më të ulëta, në industritë e tekstilit, veshjes dhe lëkurës të cilët paraprakisht në mënyrë të padrejtë kishin nivel të ulët të pagës minimale.

“Raporti i fundit për pagat tregon se në këto tre industri, për tekstil, veshje dhe lëkurë, rritja e pagave në mars të këtij viti në krahasim me marsin e vitit të kaluar lëviz diku midis 15 dhe 21 për qind”, theksoi Tevdovski.

Lidhur me premtimet për pagë me shumë prej 500 euro ministri theksoi se kjo është pjesë e programit i cili ka të bëjë për përfundimin e mandatit. “Është e rëndësishme se pagat në Maqedoni rritet dhe po bëhet gjithçka që të mbështetet kjo rritje pasi që kjo është një prej prioriteteve kryesore”, theksoi ministri resor.