Tevdovski: Eurobonoja është për kthimin e borxheve të vjetra


Mjetet nga eurobonoja e lëshuar dje do të shfrytëzohet për mbulimin e deficitit buxhetor, për rroga më të mëdha në arsim dhe shëndetësim, për intensifikim të investimeve kapitale, ndërsa do të kthehen edhe borxhet e vjetra, tha sot në konferencën për shtyp ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Eurobonoja është 500 milionë euro, me afat të skadimit prej shtatë vjetëve, ndërsa shkalla e interesit, siç theksoi Tevdovski është historikisht më të ulëta deri më tani dhe arrin 2,75 për qind.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Tevdovski theksoi se Qeveria veproi siç premtoi – lëshoi eurobono kur u krijuan kushte për shkallë më të ulët të interesit.

Vendimi ishte transparent dhe i publikuan në Gazetën zyrtare, tha ministri.

Gjithsej 1.545 miliardë euro është borxhi i shtetit përfundimisht me eurobonon e pestë të lëshuar në vitin 2016, ndërsa me të fundit, prej dje, ka arritur 2,045 miliardë, pa interes.

Në vitin 2005 është lëshuar eurobonoja e parë me vlerë 170 milionë euro me normë interesi prej 4,62 për qind, në vitin 2009 ishte e dyta me vlerë prej 175 milionë euro me interes 9,87 për qind, në vitin 2014 e treta me vlerë prej 500 milionë euro me interes 3,97 për qind, në vitin 2015 e katërta me vlerë prej 270 milionë euro dhe normë interesi prej 4,87 për qind, ndërsa në vitin 2016 eurobonoja ishte 450 milionë euro dhe norma e interesit ishte 5,62 për qind.