Tevdovski: Akciza për dizelin nuk do të shkaktojë rritje të çmimit


Ministri i Financave, Dragan Tevdovski nuk pret që rritja e akcizës për derivatet e diselit që hyri në fuqi prej 1 janarit të këtij viti të shkaktojë lëvizje të çmimeve të produkteve të tjera më të larta nga tashmë të paraparat nga Ministria.

“Ministria e Financave tashmë kumtoi se pritjet për lëvizje të inflacionit janë 1,7 për qind dhe në to është sendërtuar edhe rritja e akcizës. Absolutisht nuk presim që ajo të shkaktojë lëvizje të çmimeve që do të jetë më i lartë nga parashikimi ynë”, tha Tevdovski duke u përgjigjur në pyetje pas konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev.

Në ditën e parë të punës këtë vit, siç tha, e infirmuan kryeministrin për realizimin e Buxhetit në vitin 2017 dhe për pritjet për lëvizje të ekonomisë këtë vit në vitin e ri.

“Viti 2018 do të jetë vit i mirë për ekonominë e Maqedonisë, sepse stabilizimi i gjendjes politike e kthen besimin e investuesve dhe pritet lëvizje e madhe e investuesve privat, të cilët mungzan në periudhën e kaluar”, tha Tevdovski.

Ai sqaroi se realizimi i investimeve kapitale në Buxhetin në vitin 2017 paraqet 19,86 miliardë denarë apo 83,6 për qind nga të planifikuarat, që, siç theksoi, paraqet nivelin më të lartë historik dhe shtoi se në vitin 2016 investimet kapitale paraqitnin 16,97 miliardë denarë.

“Realizuam rezultat të shkëlqyeshëm në vitin 2017, nëse dihet se në gjysmën e parë të vitit realizimi i investimeve kapitale ishte jashtëzakonisht i ulët. Ne do të vazhdojmë me këtë tempo të realizimit me çka do të jepet shtytje e fuqishme e aktivitetit të përgjithshëm ekonomik”, tha Tevdovski.

Shenjë se ekonomia po stabilizohet, theksoi, është pagesa e shtuar e tatimeve.

“Në vitin 2017të ardhurat tatimore janë për 4,6 për qind më të larta se në vitin 2016, me ç’rast rritje kanë të gjitha kategoritë e rëndësishme të tatimeve. Me atë rast, Minsitria e Financave, në koordinim me DAP-in, në vitin 2017 realizoi kthim të TVSH-së ndaj ndërmarrjeve që është për 2,2 miliardë denarë më i lartë se në vitin 2016. Ne edhe në vitin 2018 do të vazhdojmë me kthim joselektiv dhe të shpejtë të TVSH-së ndaj ndërmarrjeve me çka do të ndikohet në përmirësimin e likuiditetit të ekonomisë”, potencoi Tevdovski.

Kryeministri Zaev theksoi se numrat e paraqitur japin shpresë se në vitin 2018 do të ketë numër të madh të investimeve jokapitale që do të thonë injektim i drejtëpërdrejtë i parave në ekonomi.

“Në vitin 2017 është shtuar edhe realizimi i të ardhurave të përgjithshme në krahasim me vitin 2016 që tregon rikuperim serioz zë ekonomisë pas krizës politike dhe se ekonomia vendore e njeh momentin e daljes nga kriza politike dhe lëvizën aktivitetet e përgjithshme ekonomike. Kjo është shumë me rëndësi sepse paralajmëron vit të mirë shpresëdhënës të 2018-tës”, tha Zaev.

Ajo që e bëmë në fund të vitit 2017 me riprogramin prej dy miliardë denarëve, shtoi Zaev, me të cilin paguam disa obligime dhe u rritën investimet kapitale dhe realizimi i përgjithshëm i Buxhetit, ndërsa deficiti buxhetor mbeti në 2,7 apo 2,8 për qind.

“Kjo dërgon porosi se 2018-ta duhet të jetë vit i progresit, i investimeve ekonomike dhe i rritjes dhe zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit. Me paralajmërime të këtilla presim hapje të shumë vendeve të punës dhe rritje të BPV-së, e kjo do të thotë se edhe qytetarët do të mund ta ndjejnë këtë dhe të kenë të ardhura më të mëdha për buxhetin familjar”, tha Zaev.

Paralajmëroi se po punohet në ndryshime të rregullativës ligjore dhe heqje të plumbimit të objekteve nga ana e DAP-it, si dhe në dënim progresiv dhe të drejtë për ndërmarrjet të cilat nuk i respektojnë ligjet.