Teuta Arifi: Urime zyrtarizimi i ligjit për gjuhën shqipe


Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka uruar gjithë shqiptarët në Maqedoni me zyrtarizimin e gjuhës shqipe që sot u votua në Parlament, njofton TetovaSot.

“Urime zyrtarizimi i ligjit për gjuhën shqipe. Një kapitull mjaftë i rëndësishëm në përpjekjen tonë për rrumbullaksimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Një hap shumë krucial për sa i takon rrugës integruese në proceset Euro-Atlantike të Republikës së Maqedonisë. Urime!”, shkruan Teuta Arifi./TetovaSot/