Tetovë: PDSH mban kongresin e shtatë


Këshilli për organizimin e Kongresit të shtatë, njofton se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me sukses i përmbylli aktivitetet në të gjitha strukturat e partisë që kanë të bëjnë me mbajtje e Kongresit të partisë. Kongresi të VII i PDSH-së do të mbahet të shtunën me 04.08.2018 në ora 10:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovën nën moton “Një Hap Para”. Këshilli për organizimin e kongresit falënderon të gjithë aktivistët për kontributin e dhënë në përmbylljen me sukses të aktiviteteve që do të kulmojnë me mbajtjen e kongresit të VII të Partisë Demokratike Shqiptare. /Art Channel/