Tetovë, aksidentohet një vajzë 6 vjeçare


Dje në rrugën ,,Vidoja Smilevski Bato,, në Tetovë, rreth orës 17 e 30 minuta, vetura e tipit ,,Mercedes,, me targa të regjistrimit të Tetovës, e drejtuar nga 34-vjeçari N.Sh. nga Tetova, i cili ka aksidentuar këmbësoren 6-vjeçare nga Tetova.

Nga aksidentimi 6-vjeçarja ka marrë lëndime të rënda trupore ( frakturë në mbi gjurin e djathtë), dhe është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore, është lëshuar për shërim shtëpiak.

Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit, rrethanat në të cilat ka ndodhur, si dhe detaje tjera./Gazeta e Pavarur