Tetovari sulmohet me pistoletë para shtëpisë së tij


Më 8 prill 2018, në orën 21.30 në stacionin e policisë në fshatin Kamjan, rrethina e Tetovës, K.M. (61) nga fshati Bogovinë – ka paraqitur rastin se po të njëjtën ditë rreth orës 20.30 një person i panjohur ka shkuar në shtëpinë e tij. Duke mbajtur pistoletën në dorë ai e ka pyetur pse ai ka goditur makinën e dhëndrit të tij, më pas e ka sulmuar K.M-në, njofton Portalb.mk.

Siç njofton policia, K.M. i është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Klinike në Tetovë, prej nga është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Policia punon për ndriçimin e plotë të rastit