Tetë deputetët e opozitës e njoftuan Xhaferin se do të veprojnë si të pavarur


Тetë deputetët e opozitës, të cilët votuan për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese, pasdite deri te Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi kanë dorëzuar njoftimet se në të ardhmen do të veprojnë në mënyrë të pavarur si deputetë të pavarur dhe se janë duke formuar grup të ri deputetësh.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi për MIA-n deklaroi se ka marrë njoftime të mëvetësishme prej këtyre deputetëve se në të ardhmen në Parlament do të veprojnë në mënyrë të pavarur si deputetë të pavarur.

Në ndërkohë në arkivin e Kuvendit zyrtarisht është dorëzuar akt se këta deputetë do të formojnë grup të ri deputetësh.

Me siguri koordinatore e këtij grupi të deputetëve, sipas informacioneve të MIA-s, do të jetë Elizabeta Kançeska-Milevska.

Ky grup i ri i deputetëve në Parlament, siç thonë, do të veprojë si opozitë dhe prej të hënës do t’i fillojë bisedimet për projekt propozimet për amendamentet kushtetuese, por në pajtim me katër kërkesat e tyre të cilat i dorëzuan në Kuvend para votimit për ndryshimet kushtetuese të premten e kaluar.

Në këtë grup deputetësh krahas Kançeska-Milevska do të jenë edhe deputetët Emilia Aleksandrova, Kërsto Mukoski, Luben Arnaudov, Vlladanka Aviroviq, Sasho Vasilevski, Zeqir Ramçilloviq dhe Nolla Ismaillovska Starova.