Tërmeti tronditë Shqipërinë, dridhjet janë ndier edhe në Shkup


Tërmet është ndjerë sot paradite disa minuta pas orës 11 në Maqedoni.

Nga Observatori Sizmik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup informuan për MIA-n se epiqendra e dridhjes ka qenë 170 kilometra në perëndim të Shkupit, në Shqipërinë fqinje.

Më shumë detaje nga Observatori sizmik paralajmërojnë për më vonë.

Mediat shqiptare lajmëruan se tërmeti është me magnitudë prej 5,2 ballësh sipas shkallës Rihter dhe se është ndjerë në Mal të Zi, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni.