Tërmet i fortë sot e zgjoi Maqedoninë


Pesë nga tërmetet u ndjenë në pjesën jug-lindore të Republikës së Maqedonisë, kurse më i forti u ndje sot në ora 05 e 25 me intenzitet 4,8 shkallë sipas shkallës së Rihterit, transmeton Zhurnal.

Ky tërmet përveç se në Dojdran, është ndjerë edhe në Gjevgjeli, Vallandovë, Strumicë, Kavadarc, Radovish dhe Berovë, ku ka shkaktuar dëme të vogla.

Tërmet me forcë 5,2 shkallë sipas shkallës së Rihterit është ndjerë edhe në Greqi në ora 05 e 24 minuta në mëngjes.

Nga observatori Sizmiologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore informojnë se epiqendrat janë 145 kilometra në juglindje të Shkupit.