Tërhiqet nga kombëtarja në moshën 23-vjeçare. Arsyeja? Nëna


Sardar Azmoun, sulmuesi i kombëtares së Iranit, ka vendosur që të tërhiqet nga përfaqësuesja e vendit të tij në moshën 23-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti në Instagram, ku shpjegon arsyen e lamtumirës së parakohshme.

Sipas tij, ai jep dorëheqjen për shkak të kritikave të shumta që ka marrë në Botëror dhe që kanë “shkatërruar shëndetin” e nënës së tij.

“Ishte nder i madh për mua që të luaja në kombëtare, por disa kritika kanë shkatërruar shëndetin e nënës sime”, shkruan futbollisti, i cili nuk shënoi në asnjërën nga tre ndeshjet që luajti.