Tentim i ri për zgjidhjen e ardhmërisë së PSP-së

Pas tentimit të pasuksesshëm të grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës që të harmonizohen për Ligjin për prokurori publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i Prokurorisë publike speciale, Ministrisë së Drejtësisë filloi konsultime dhe me partitë më të vogla politike dhe grupet e deputetëve nga opozita.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se përkrahja për Ligjin për prokurorinë publike është kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Prej aty përkujtojnë se vetëm ligji i cili do të mundësojë luftë efikase kundër krimit dhe korrupsionit dhe i cili nuk do të përmbajë amnisti të fshehur, do të mund t’i hapë dyert e Bashkimit Evropian.

Në Ministri i presin amendamentet nga ana e VMRO-DPMNE-së për Propozim ligjin për Prokurorinë publike, me qëllim të sjelljes së përbashkët të ligji, i cili do të mundësojë implementim praktik të të gjitha parimeve ndërkombëtare për punën e Prokurorisë publike.

Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev nuk beson se kanë dështuar bisedimet për Ligjin për prokurorinë publike dhe statusi i ardhshëm i PSP-së me partinë më të madhe parlamentare VMRO-DPMNE. Mendon se përmes bisedimeve mund të vijë deri në zgjidhje pas të cilës do të qëndrojnë të gjithë dhe se deri në fund të muajit mund të mbyllet kjo çështje.

Zaev dje në Kumanovë deklaroi se ky është një prej ligjeve më të rëndësishme në gjyqësinë dhe nëse bëhen përpjekje është e mundur që ligji të sillet deri në fund të këtij muaji para fushatës presidenciale.

I pyetur se cilat nga kushtet e grupit punues të opozitës janë të pranueshme, Zaev tha se për të është e pranueshme gjithçka që është e mundësuar në mënyrë kushtetuese, ajo që është e kapshme për qytetarët, që është në frymën e Komisionit të Venecias, në frymën e reformave dhe të strategjisë në gjyqësi.

Sipas kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani, për ligjin për Prokurorinë Speciale Publike duhet të bisedohet paralelisht edhe me opozitën edhe me deputetët dhe siç tha, të tentojnë të arrihet konsensus.

“Paralelisht duhet të punojmë në dy drejtimet dhe të tentojmë maksimalisht të arrijmë konsensus, sepse megjithatë bëhet fjalë për sferë që kërkon konsensus në një shoqëri”, deklaroi Osmani dje pas takimit në Qeveri me përfaqësuesit e Grupit ndër-resorial të punës për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe me drejtorin e Agjencisë për zbatimin e ligjit.

U dërgoi porosi të gjithë partive politike të mos heqin dorë nga kërkimi i konsensusit deri në moment të fundit, por paralelisht, siç theksoi, duhet të shohim edhe mënyra tjera për komunikim drejtpërdrejtë me ata që e sjellin vendimin, e ata janë deputetët.

BESA paralajmëroi se do ta mbështesë ligjin e ri për prokurorinë publike nëse PSP mbetet të funksionojë si institucion i pavarur, e jo si pjesë përbërëse e PP-së.

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli sot në deklaratë për mediumet në Kuvend tha se partia është e gatshme ta mbështesë PSP-në të vazhdojë të punojë me kapacitet të plotë, t’u vazhdohet afati për inicim të procedurave, ndërsa “bombat” edhe më tutje të shfrytëzohen si dëshmi në procedura.

Nëse PSP bëhet pjesë e Prokurorisë publike, sipas Besës, do të shkrihet në Prokurorinë publike, e cila, siç theksojnë nga atje, edhe deri më tani ishte jofunksionale. Zendeli shtoi se ata si parti do të kërkojnë garanci nga Qeveria se do të angazhohen për drejtësi joselektive.