Tenisti i talentuar shqiptar mirëpritet prej Donald Trumpit


Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët me arritjet e tyre kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë. Një nga ato është Rezart Nasufi (Cungu), shqiptari nga Mali i Zi, i cili ka pasur nderin që të takohet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Rezart Nasufi, një tenist talentuar, i cili jeton në Amerikë, ka arritur që me ekipin e tij të fitojë kampionatin e tenisit dhe një ndër ‘dhuratat’, si shpërblim, ishte edhe një vizitë në Shtëpinë e Bardhë e një takim me presidentin Trump.

Rezarti ishte pjesë e fitores së kampionatit të tenisit të National Collegiate Athletic Association (NCAA), ku kjo kupë është më e rëndësishmjma e garimit mes universiteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetë i ati i Rezartit, Nazif Cungu, i cili aktualisht mban postin e kreut të komunës së Ulqinit në Malin e Zi, ka ndarë me krenari arritjet e të birit, i cili me këtë rast na ka bërë të ndihemi krenarë të gjithëve.

“Pas fitores se kampionatit të tenisit, Rrezarti bashkë me ekipin e tij pati nderin që të takohej me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Jam i gëzuar që puna e palodhur e djalit tim po shpërblehet dhe që suksesi respektohet”, shkruan Cungu.