Temperatura të larta deri në 31 gradë celsius


Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të lehtë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 15, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 31 gradë celsius. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe erë të lehtë juglindore. Temperatura do të ulet deri në 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 31 gradë celsius. Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm, të thatë dhe të ngrohtë./Gazeta e Pavarur