“Të vrapojmë për shëndet”


Qytetarët e Shkupit kanë filluar fushatë senzibilizuese dhe nëpërmjet rrjeteve sociale organizohen që nëpërmjet sportit tu ndihmojnë fëmijëve të prekur nga kanceri. Mjetet financiare që do të grumbullohen prej shitjes së numrave drejtpërsëdrejti do transferohen në xhiro llogari i QKU “Nëna Tereza” Spitalit të fëmijëve në repartin e onkologjisë dhe hematologjisë në Shkup.
Sipas pankartës zyrtare mini-maratona është planifikuar të mbahet më 5 mars dhe ajo ditë do të zbukurohet me program të shkurtër muzikor ndërsa pikënisja do të jetë prej rrugës Xhon Kenedi të Çairit.
Kjo vetë-iniciativë qytetare përmban titullin “Të vrapojmë së bashku dhe të dhurojmë buzëqeshje”.