Të shtunën protesta në Shkup kundër rasteve të montuara


Të shtunën, më 30 dhjetor është bërë thirrje për organizimin e një proteste në Shkup kundër rasteve të montuara ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, protesta do mbahet në Sheshin “Skenderbej” në Shkup, më 30 dhjetor, në orën 13:00. Protestën e ka mbështetur edhe kyetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani.

Kjo është thirrja!

PROTESTË

-Edhe unë jam Ladorishti ’91
-Edhe unë jam Gostivari ’97
-Edhe unë jan cigareshitesi i Bitpazarit.
-Edhe unë jam Sopoti
-Edhe unë jam Harun Aliu
-Edhe unë jam i Liqenit te Smilkoves
-Edhe unë jam i Lagjes së Trimave

Të gjithë tek Sheshi Skenderbeu, të shtunën, 30.12. 2017, në orën 13.00