Të shtëna me armë në Shkup, dy të vrarë

Pasdite në një këmbimore në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, ka ndodhur një incident i armatosur. Dëshmitarë okularë kanë thënë për sdk.mk se dy persona janë future në këmbimore, kurse personi që ka qenë brenda ka shtënë drejt tyre. Ata thonë se kanë vërejtur dy persona të shtrira në tokë.

Para këmbimores vërehet prezencë e madhe policor dhe tri vetura të ndihmës së shpejtë. Në MPB zyrtarisht vërtetojnë që ka pasur incident, por nuk konfirmojnë për viktima të mundshme. Thonë se ekipe të tyre janë në teren dhe së shpejti do të dalin me më tepër detaje.