(VIDEO) Të shtëna me armë në Holandë, janë vrarë tre persona, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur


Në një sulm në qytetin holandez Utrecht janë vrarë tre persona, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur.

Kryeministri holandez, Mark Rutte i cilësoi të shtënat me pasojë 3 viktima në një tramvaj në Utrecht të hënën si atentat. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një akti terrorist. “Vendi ynë është tronditur sot nga një atentat”, tha Rutte. “Dhuna ka prekur njerëz të pafajshëm. Një akt terrori është një sulm kundër civilizimit tonë. Nuk do të përkulemi para intolerancës”, tha ai.

Sipas kryebashkiakut, Jan van Zanen janë vrarë tre vetë, nëntë të tjerë janë plagosur në sulmin me armë në një tramvaj në Utrecht. Autoritetet kërkojnë për 37 vjeçar turk. Njerëzve iu kërkua të mos dilnin nga shtëpitë.