Të shtëna me armë në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup
Në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup sonte rreth orës 18:35 ka pasur të shtëna nga një automjet ndaj një automjeti tjetër, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Që atje theksuan se deri më tani nuk ka denoncim për persona të plagosur dhe as nuk ka gjurmë gjaku në vendin e ngjarjes.
Nëpunësit policorë janë duke punuar për zbardhjen e rastit.