Të shtëna me armë ndaj një veture në Karposh


Një person i pa identifikuar ka gjuajtur në veturën e tipit “Kia Sportzh” me tabela të Shkupit, pronë e personit me iniciale D.P. i cila lëvizte drejt bulevardit “Revolucioni i Dhjetorit” në Shkup.

Siç informojnë nga MPB, ngjarja është raportuar mbrëmë në orën 22:00, në stacionin policor Karposh.

“I pa identifikuari ka gjuajtur drejt veturës së D.P. të parkuar pranë hotelit, me çka me veturën tjetër ka ikur në drejtim të panjohur. D.P. nuk ka qenë i lënduar, por ka pasur dëmtime materiale të veturës së tijë, deklarojnë nga MPB.

Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/