Të rinjtë e VMRO-së i dhanë lule Zaevit


Unioni i Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së dje pasdite para Qeverisë në mënyrë simbolike lanë disa saksi lulesh.

“Kryeministër Zaev, për shkak se jeni dashamir i madh i luleve, duke mos kursyer para kur bëhet fjalë për lule, jepni deri në 670.000 euro nga paratë e furnizimeve dhe ne Unioni i Forcave të Reja i VMRO-DPMNE-së ua japim këto lule falas. Merrni dhe kurseni ndonjë denarë nga paratë e qytetarëve”, thonë nga Unioni i Forcave të Reja të OVMRO-DPMNE-së.

Përndryshe ky reagim vjen si pasojë e asaj që Qeveria e Maqedonisë ka shpallur tender për furnizimin e luleve në vlerë prej 670.000 eurove