Të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit do të fillojnë punë në sektorin publik


Të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit të cilët nuk janë sistemuar në vendet e punës, do të marrin ofertë të shkojnë në punë jo vetëm në administratën publike sikur deri tani, por në tërë sektorin publik, që nënkupton se mund të angazhohen në shkolla, kopshte, institucione shëndetësore, ndërmarrje publike. Kjo u mundësua prej se ishin ndryshuar katër ligje që e mbulojnë problematikën e punësimit dhe me intervenimit e amendamentit në Ligjin për administratë publike.

Ashtu siç deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski 1.600 të punësuarve sipas Marrëveshjes së Ohrit do t’u ofrohet vend pune që nuk do të thotë se ato duhet ta pranojnë. Përderisa nuk e pranojnë do të jenë në transfer listë prej ku sërish do të mund të sistemohen për nevojat e ndonjë institucioni tjetër, nëse kjo është e pranueshme nga ato.

Duke potencuar se dihet profili i kuadrove, Mançevski citoi se së pari do të sistemohen ato të cilët i plotësojnë kushtet për vende udhëheqëse, pas së cilës do të shkojë sistemimi në pozita të tjera. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me 1.600 të punësuarit me Marrëveshjen e Ohrit por në përgjithësi për të gjithë nëpunësit shtetërorë.

“Në përgjithësi bëjmë operacion në kërkesë të kuadrove brenda në administratë, për riorganizim të cilët i plotësojnë kushtet për ndërmarrje të ndonjë pozite udhëheqëse, kjo të bëhet menjëherë”, deklaroi Mançevski duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të konferencës së grave në erën dixhitale.

Mançevski saktëson se sistemimi në administratë do të zhvillohet në javët në vijim, se nuk dihet saktë sa do të zgjasë pasi që ajo nuk do të jetë në kohë të pacaktuar.