Të paktën 22 të vdekur në përplasjen e një autobusi dhe kamioni në Bolivi


Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12  kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në Bolivi, kumtuan autoritetet.

Policia kumtoi se aksidenti ka ndodhur në autostradën që i lidh qytetet Potosi dhe Oruro. Autobusi ka lëvizur nga qyteti Bilazon në kufi me Argjentinën, drejt qytetit Oruro.

Në kumtesë theksohet se në momentin e aksidentit, rajoni ku ka ndodhur aksidenti ishte i përfshirë me mjegull të dendur.

Në autostradën e njëjtë në përplasjen e dy autobusëve në muajin janar të këtij viti, gjithashtu jetën e humbën 22 persona.