Të paktën 17 njerëz kanë humbur jetën në një hotel në Nju-Delhi


Në zjarrin që shpërtheu në hotelin “Arpit Palas” në qendër kryeqytetit të Indisë, Nju-Delhi kanë humbur jetën të paktën 17 persona, ndërsa shumica janë lënduar.

Mes të vdekurve janë edhe një nënë me fëmijë, të cilët kanë humbur jetën pasi kanë kërcyer nga dritarja që të shpëtojnë nga zjarri.

Zjarri është shuar, ndërsa zjarrfikësit deri më tani kanë shpëtuar 35 persona. Gjatë zjarrit në hotelin me 65 dhoma ka pasur rreth 150 mysafirë.

Zjarret në Indi janë të shpeshta për shkak të standardeve  të këqija për siguri dhe mos zbatim të rregullave.