Të lënduarit nga fatkeqësia afër Llaskarcës nuk do të paguajnë participim për sigurim shëndetësor


Të lënduarit nga fatkeqësia afër Llaskarcës do të lirohen nga pagesa e participimit gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore, vendosi sot Qeveria në mbledhje të rregullt.

Vendimi, siç qëndron në kumtesën e Qeverisë, është sjellur në shenjë solidariteti dhe bashklëndjenje me familjet e viktimave dhe të lënduarve në fatkeqësinë e komunikacionit.