Të hënën fillon debati i deputetëve për ndryshimet kushtetuese


Kryetari i Kuvendit të hënën, 15 tetor e ka caktuar seancën ku në rend dite do të jetë Propozimi për qasje në ndryshimet kushtetuese, ndërsa pritet që të njëjtën ditë të thirret edhe Komisioni për çështje kushtetuese, ku do të kishte filluar diskutimi për propozmin.

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për MIA kanë informuar se seanca e 61-të do të mbahet të hënën më 15 tetor në ora 11, ndërsa pas përfundimit të saj do të fillojë seanca e 60-të.

Fillimi i Komisionit për çështje kushtetuese, siç thonë nga kabineti i kryetarit Talat Xhaferi, me siguri do të jetë njashtu të hënën. Komisioni për Propozimin për qasje ndaj ndryshimeve kushtetuese mund të diskutojë 10 ditë, me çka Raporti përsëri do të duhet të gjendet në seancë plenare.