Të gjitha ndërmarrjet publike do të kenë edhe nga një zëvendës drejtor!


Me ndryshimet e reja ligjore të propozuara nga shumica parlamentare, të gjitha ndërmarrjet publike do të kenë edhe nga një zëvendës drejtor.

Ndryshimet për Ligjin për ndërmarrje publike janë propozim të koalicionit qeverisës, ndërsa janë firmosur nga deputetët, Aleksadar Kiracovski nga LSDM dhe Rexhail Ismaili nga BDI-së si dhe Blagoja Trpevski.

Shtrohet pyetja se a është qëllimi që me këto ndryshime në të gjitha ndërmarrjet ku janë drejtorët e LSDM-së, zëvendës drejtor të jenë nga BDI dhe e kundërta.

Këtij ligji sigurisht i janë gëzuar kuadrot dhe aktivistët e partive politike të cilët presin të akomodohen në këto poste.