Të enjten fillon pagesa e subvencioneve për duhanin


Të enjten do të fillojë pagesa e subvencioneve për duhanin nga rekolta 2017, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Agjencia për pagesa momentalisht i përgatit vendimet pas së cilës pason pagesa e subvencioneve.

Sipas të dhënave, subvencione të rritura për duhanin nga rekolta e vitit 2017 do të marrin 23.400 prodhues të duhanit. MBPEU thekson se këtë vit është arritur çmimi më i lartë mesatar prej 217,6 denarëve për kilogram.

“Me mënyrën e re të subvencionimit të rritur në tre nivele që fillon me rekoltën e vitit 201, për klasën e parë subvencionimi është 80 denarë, për të dytën 70, ndërsa për nivelin e tretë dhe të katërt si dhe për klasat shtesë është 60 denarë”, informoi Ministria. Qëllimi i modelit të ri të subvencionimit është që të nxiten prodhuesit duhanit të prodhojnë duhan më cilësor që të marrin subvencion më të lartë.

Prodhimi i duhanit në Maqedoni realizon qarkullim devizor prej rreth 100 milionë euro në vit./Telegrafi/