Të dënuarit e “27 prillit” kanë kërkuar abolicion nga presidenti Ivanov


Në Kabinetin e presidentit të vendit Gjorge Ivanov janë parashtruar disa kërkesa për abolicion të personave të dënuar për rastin e “27 prillit”.

Nga kabineti i presidentit për MIA-n  thonë se kërkesa e fundit nga disa prej kërkesave për fjale ka arritur të premten në orët e e pasdites.

Për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, më 15 mars të këtij vitit me një dënim prej 211 vitesh u dënuan 16 persona.

Dënimin më të madh prej 18 vitesh e mori ish ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Mandati i presidentit aktual Gjorgje Ivanov skadon më 12 maj të këtij vitit. Pasuesi i tij duhet të zgjidhjet në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill dhe më 5 maj.