Të akuzuarit për 27 prillin do të paraqesin fakte të reja në Gjykatë


Duke paraqitur fakte shtesë për një pjesë të të akuzuarve në Gjyqin Penal –Shkupi, sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit.

Në seancën e kaluar fakte shtesë janë paraqitur nga pala mbrojtëse e të akuzuarit Krsto Mukoski, Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Munir Pepiq, Igor Jug dhe Aleksandar Vasilevski.

Në seancën e sotme do të paraqiten rreth njëqind audio incizime që janë propozuar nga i akuzuari “Ninxha” në rast se dorëzohen.

Për ngjarjet në Kuvend të 27 prillit, janë akuzuar gjithsej 33 persona, prej cilëve 31 persona ngarkohen për kërcënim terorist ndaj rendit Kushtetues të shtetit, dhe dy prej tyre për nxitje. Mes të akuzuarëve shumica janë deputetë, nënpunës të MPB-së, sigurime kuvendore dhe artistë.