“Target -Fortesa: Mijallkov e pyeti Kostovskin për “bombat”


Në Gjykatën Penale, në pjesën e parë të seancës së sotme për rastin “Target-Fortesa” i pandehuri Sasho Mijallkov në mënyrë të kryqëzuar e pyeti dëshmitarin Zvonko Kostoski inxhinier në drejtorinë e pestë në MPB.

I shtroi pyetje lidhur me atë si janë ruajtur materialet e incizuara nga sistemi për përcjellje të komunikimeve, për çka ai tha se janë ruajtur me riemërim, gjegjësisht se është vendosur emri i folësve dhe data e bisedës.

Mijallkov pyeti pse është ndërmarrë rrezik edhe nga stik-fajllet memorizuese janë bartur në DVD dhe pastaj janë dërguar në MPB, për çka dëshmitari tha se kështu janë kontraktuar. Lidhur me pohimet e Kostovskit se ato bisedime janë incizuar në MPB, Mijallkov e pyeti nëse mund ta dëshmoj këtë. Kostovski u përgjigj se ka disa indikacione për atë. Fillimisht se me sisteme tjera nuk mund të arrihet cilësi e këtillë e bisedimeve. Gjithashtu nëse ka linjë të dytë, e dyta nuk dëgjohet. E treta kur targeti do të marrë në telefon incizohen edhe bisedimet në hapësirë, derisa të ngre telefonin bashkëbiseduesi.

Në lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i SDSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të kundërligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

Komunikimi është ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësore të 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra të telefonit. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.