“Target – Fortesa”: Informatori Kostovski, Verushevskit ia ka dorëzuar vetëm pesë për qind nga gjithsej materialet e përgjuara në DSK


 Me dëshminë e informatorit, Zvonko Kostovski në Gjykatën penale sot në mesditë vazhdoi seanca për lëndën Target – Fortesa e PSP-së.

Në lëndën Taregte – Fortesa të akuzuar janë ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, ish-kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB-së, Goran Grujevski zëvendës shefi Nikolla Boshkoski, si dhe ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.

Ata akuzohen për ndjekje të paligjshme të komunikimeve në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Kostovski në pyetje të prokurores Lençe Ristovska, tha se nuk ka informacion të qartë për numrin e bisedimeve që janë dhënë dhe incizuar, por, sipas tij Verushevskit i janë dorëzuar rreth pesë për qind nga bisedimet e përgjithshme të përgjuara në mënyrë të paligjshme.

Në ndërtesën tek hekurudha e titulluar “parlamentarja”, Kostovski tha se në hapësira të veçanta ka ekzistuar një kompjuter i instaluar që është bërë në kërkesë të Goran Grujevskit, që logjistikët e tyre të mund më lehtë të ndërmarrin materiale, gjegjësisht të mos lëviz vazhdimisht deri tek DSK-ja dhe mbrapa deri tek ndërtesa, si dhe të mos hapen dyshime tek banorët në ndërtesë.