Taravari: Zaevi vazhdon politikën antishqiptare të Gruevskit, BDI e pareformuar


Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe ish-kryministri për Shëndetësi, Arben Taravari nëpërmjet statusit së tij në rrjetet sociale me sulme të rënda në drejtim të BDI-së dhe kryeministrit Zoran Zaev. Nga njëra anë Taravari shkruan se kryeministri Zaev vazhdon politikën anti-shqiptare e pasaardhësit të tij Gruevski dhe se i përdor shqiptarët vetëm si numra për të cilët ka nevojë. Sa i përket BDI-së, Taravari shkruan se partia e Ali Ahmetit nuk është mësuar të jetë në të njejtën pozitë me shqiptarë që punojnë ndershëm. Në vijim statusin e plotë të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari:

Këto javë është bërë zhurmë për Aleancën, dilema sa provokative po aq edhe e sinqertë: të rri Aleanca në qeveri apo jo- është bërë dilemë që duket se ka pushtuar çdo bisedë referuar politikës.
Me të drejtë pyesin ata shqiptarë që besuan tek reformatori Zaev dhe u gjendën në grackën e Gruevskit i cili i trajtonte shqiptarët si numra ndihmës dhe jo si palë e barabartë, e me padurim retorik pyesin të gjithë ata që nuk e duan Aleancën t’ju prishi punë në komoditetin e tyre të pushtetit.
Kush është komode në qeveri?
Natyrisht BDI-ja, pasi ka shumë vjet që nuk e lëshon pushtetin, e kapur fort pas kolltuqeve herë të merituara dhe shpesh herë të uzurpuara, BDI-ja nuk është aspak rehat që të ketë një monitoruese në punën e saj të qeverisjes. BDI-ja nuk është mësuar që të ketë shqiptarë në qeveri të cilët ndihen të barabartë me të tjerët e të cilët duan të punojnë ndershëm!
BDI-ja kërkon formulën e vjetër por puna është që me sa duket edhe z.Zaev po jep sinjalet e një politike të vjetër nën petkun e një kinse reforme politiko-emocionale!
Ai flet shqip herë pas here-kështu bënte dhe Gruevski!
Ai thotë se shqiptarët duhet të jenë pjesë e shtetit-kështu bënte dhe Gruevski!
Ai vendos për shqiptarët me anë të maqedonasëve-kështu bënte dhe Gruevki!
Ai mban BDI-në të pareformuar si ortake të qeverisjes-kështu bënte dhe Gruevski!
I vetmi gjemb, e vetmja llogari që nuk iu del është prezanca e Aleancës për Shqiptarët në qeveri! Kjo është diçka e re, sidomos për BDI-në!
Zaevi refermoi qeverinë, ngriti zërin dhe denoncoi me të madhe “xhaketat e krimit” por çuditërisht BDI-ja, që le të themi ka qënë kravata e pushtetit të Gruevskit u la e pa prekur! Si mundet që një parti që shoqëroi Gruevskin në gjithë regjimin e tij të dalë kaq e pafajshme?!
Dy alternativa ka: ose ka qënë kukull dhe nuk ka bërë asgjë ose ka bashkëpunuar me pushtetin e atëhershëm!
Në të dyja rastet përbën krim, pasi BDI-ja është dashur ose të bashkëpunonte me krimin ose të merrte rrogën kot!!!
Ku janë reformat brenda BDI-së?!
Shqiptarët e penalizuan, tani duhet drejtësia të bëjë punën e saj, ndryshe 60% e shqiptarëve që përfaqësohen nga Aleanca me Besë do ndjehen të ritradhëtuar nga pushteti “reformist” zaevist! Kryeministri duhet të dijë që shqiptarët duhet të kenë zërin e tyre, atë që kanë zgjedhur vet, e jo zërin që i mban më shumë iso palës maqedonase si BDI-ja për shembull që çuditërisht është partia që bashkon Zaevin me Gruevskin, këta du të fundit s’kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin përveç etnisë së tyre dhe BDI-së!