Taravari: Sikur mos të ishte Sela, Xhaferi nuk do ishte sot kryeparlamentar


Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, njëherit edhe anëtar i kryesisë qendrore të Aleancës për Shqiptarët sot përmes një pres konference për shtyp ka deklaruar se nuk mund të bisedohet dhe negocionohet për diçka që është negocionuar para formimit të Qeverisë. Ai 27 prillin e konsideron si moment historik sepse u krijua shumica e re dhe u zgjodh kryeparlamentari shqiptar.

Taravari është decid ku thotë se nëse Sela nuk do të kishte marrë pjesë më 27 prill në momentin e votimit, Talat Xhaferi sot nuk do të ishte kryeparlamentar i Maqedonisë.

“Problemi është se nuk mund të bisedojmë për një gjë, për një konfiguracion të Qeverisë e cila është bërë në një moment historik, sepse 27 prilli ishte moment historik kur u krijua shumica e re. Imagjinon, atëher po të mos ishte Ziadin Sela nuk do zgjidheshte as Talat Xhaferi për kryeparlamentar, dhe ne jemi shumë krenar që kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është shqiptarë dhe ne kemi qenë pjesë e përzgjedhjes. Dhe ne nuk mund tani të negociojmë me ndonjërin për një çështje që është negociuar në një moment historik, dmth në atë ditë është negociuar për Qeverinë e re. Ne si parti kemi strategjinë tonë për tu zhvilluar, nuk kemi strategji që të marrim pozicione dhe të rrim rahat”, ka theksuar mes tjerash Arben Taravari.