Taravari pas marrjes së ingerencave: Zaev ingerencat ia dha BDI-së


Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari vijon kritikat ndaj politikat e qeverisë në krye me Zoran Zaevit. Siç shkruan Taravari, ingerencat për të emëruar dhe shkaruar drejtorë të shkollave tani Zaevi i ka transferuar tek rradhët e partisë së Ali Ahmetit, BDI-së.

“Sot Zaev ia mori ingerencat Komunës së Gostivarit dhe ia dha BDI-së. Kjo ndodhi edhe vitin 2010 kur Gruevski e bëri po të njejtën gjë.
Ku është dallimi ndërmjet viteve 2010 vs 2018? Mentaliteti, kush nuk mendon si ne duhet zhdukur! Ju lumtë, pikërisht “shoqëri për të gjithë”, shkruan Taravari.