Taravari kërkon që të shkarkohet drejtori i gjimnazit, akuzon aktivistët e BDI-së për rrahjen


Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike që ta zgjidhin rastin e regjistruar në gjimnazin e Gostivarit të premten ku janë lënduar dy profesor, transmeton Almakos.

“MPB dhe PTHP të ndërmarrin hapa konkret. Unë jam i sigurt se nëse sulmuesit kanë qenë aktivist të Aleancës për Shqiptarët deri më tani do të ishin në burg, përderisa dy aktivistët e BDI-së që e kryen sulmin të premten, sot lirshëm lëvizin në qytet dhe janë kërcënim për shumicën e qytetarëve në Gostivar. Shpresoj se ministrja e arsimit do ta shkarkoje drejtorin e gjimnazit, pasi që organizatori kryesor i kësaj ngjarje ka qenë ai. Drejtori sipas gjitha gjasave i ka thirrur dy personat e armatosur që u futën në gjimnaz dhe i sulmuan profesorët”, deklaroi Taravari./Almakos/